Skip to content

Merr flakë garazhi në Durrës, digjen katër automjete

640 0 68cd7e9328132

Një zjarr i permasave te medha është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Spitallës, në Durrës.

Flakët përfshinë një garazh në ndërtim, duke dëmtuar katër automjete.

Fillimisht zjarri mësohet se ka rënë tek një kamionçinë e vogël e më pas është përhapur edhe te mjetet e tjera.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet të ketë persona të lënduar.