Nisen aktivitetet ne perkujtim te 20 vjetorit te “Eksod ’99”.
Qe ne oret e para te mengjesit, mijera banoret te Kosoves, sebashku me kryetaret e komunave Mitrovice e Prizren kaluan kufirin ne kembe, ne menyre simbolike, ku u priten nga kryetari i bashkise Kukes, Z.Bashkim Shehu, Ministri i Diaspores, Z.Pandeli Majko dhe Ambasadori i Shqiperise ne Kosove, Z.Qemal Minxhozi.
Te gjithe sebashku udhetuan drejt Kukesit, ku pas pritjes nga kryebashkiaku Shehu ne ambjentet e Pallatit te Kultures “Hasan Prishtina” , vizituan edhe Panairin e Librit, te dytin me radhe te organizuar nga Bashkia Kukes.
Veprimtarite festive ne perkujtim te 20 vjetorit te “Eksod ’99” kulmojne me koncertin e madh festiv qe do te zhvillohet ne stadiumin “Zeqir Ymeri”.


