Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin nacional Berat-Dimal. Në fshatin Otllak, vetura ka përplasur motoçiklistin, teksa ky mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Beratit për mjetin.

Burime policore thanë se mjeti “Mercedes Benz”, me targa AA222TH, që ishte duke qarkulluar nga qyteti i Beratit në drejtim të Dimalit, ka përplasur një motor që ishte duke dalë nga fshati Otllak dhe i ka prerë rrugën veturës.

Drejtuesi i motorit, Nezir Vrapi, është përplasur në rrugë dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

aksidenti2

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të qarkullimit rrugor, të cilët po kryejnë edhe veprimet e para në vendngjarje, ndërkohë që drejtuesi i mjetit me inicialet S.M., është shoqëruar në polici, për të dhënë deklaratat e tij për ngjarjen, teksa pritet edhe ekspertimi autoteknik.

aksidentiii

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re