Skip to content

Perandori japonez bën histori pas 200 vitesh, nis abdikimi

3500

Perandori japonez Akihito sot do të tërhiqet nga froni, dhe kjo e bën atë monarkun e parë që abdikon në më shumë se 200 vite. Ceremonitë e ditës fillojnë me disa rituale private në Pallatin Imperial.

Perandorit 85 vjeçar iu ishte lejuar abdikimi pasi nuk ishte ndjerë mirë me shëndet dhe forcë kohët e fundit. I biri i tij, Princi i Kurorës Naruhito, do të trashëgoj fronin Chrysanthemum që nesër, duke shënuar kështu një epokë të re.

Perandori në Japoni nuk ka fuqi politike, por shërben si simbol kombëtar.