Gjeneral-lejtnant rus Alexander Lapin, një komandant i lartë që shërbeu në fazën e parë të luftës në Ukrainë, është shkarkuar nga detyra ushtarake, raportoi të dielën media ruse RBC, duke cituar një burim të paidentifikuar.
Lapin, 61 vjecc, do të emërohet si këshilltar i udhëheqësit të Tatarstanit, përgjegjës për mbështetjen e veteranëve dhe familjeve të tyre, raportoi agjencia lokale e lajmeve Tatar Inform.
Në vitin 2022, Lapin komandoi Distriktin Qendror Ushtarak Rus dhe grupin “Qendra” në Ukrainë, dhe më vonë u kritikua nga udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov pas tërheqjes së forcave ruse nga qyteti ukrainas i Lyman.
Ai u emërua më pas komandant i Distriktit Ushtarak të Leningradit, ku drejtoi edhe grupin “Veriu” në Ukrainë dhe pranë kufirit ukrainas, raporton Reuters.
Ai u zëvendësua në atë pozicion në gusht të këtij viti nga Gjeneral Koloneli Yevgeny Nikiforov. /tesheshi.com/
