Skip to content

“Urime kryeministrit Rama dhe ministrave për marrjen e detyrës”, zyra e BE në Tiranë

Zyra e Bashkimit Evropian në Shqipëri ka përshëndetur zyrtarisht marrjen e detyrës nga Kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij i ri qeveritar. Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, delegacioni i BE-së shprehu urimet dhe theksoi rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për reformat që do të çojnë vendin drejt anëtarësimit në Union.

“Urime Kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë ministrave për marrjen e detyrës. Me një përpjekje të qëndrueshme për të miratuar dhe zbatuar reformat e nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027,” thuhet në reagimin zyrtar.