Kryeministri Edi Rama tha se pa teknologjinë dhe AI, do të kishim vështirësi të mëdha.

“Ka ardhur me bekime për vendi si ky i yni, që kemi vuajtur kaq shumë në të shkuarën. Pa teknologjinë dhe përqafimin e teknologjisë dhe erës së dixhitalizmit dhe AI, do të kishim vështirësi të mëdha dhe do na duhet kohë për të kapur ritmin e vendeve të tjera. Në një erë të një progresi lienar është dicka që do na duhet të mos mbetemi pas, por me teknologjinë, avancimin, shanset e progresit do të jenë të prekshme. Ne do të pranojmë dhe përfaqësojmë këtë bekim dhe të mos kemi frikë të përpiqemi ta provojmë. Duke u kthyer te fjala juaj, ne kemi trashëguar situata kur ishte e vështrirë për të kuptuar dhe reaguar më pak për faktin që thjesht për të marrë certifikatë lindjeje, njerëzit duhet të kalonin kohë fizike pranë sporteleve dhe në fund të paguanin edhe një rryshfet për të marrë një dokument. Apo të rrinte në radhë për orë të tëra apo në kushte të vështira. Cfarë do të bënim nëse nuk do të kishim këtë shans për të jetuar në një erë dixhitale. Për të transformuar vendin e radhëve, rrushfeteve në cdo hap për cdo shërbim të administratës, ku shërbimet publike tashmë ofron nga telefoni. Nuk ke pse të lëvizësh nga vendi. Ende nuk e kemi zgjidhur problemin e martesave online, duke qenë se na duhen dëshmitarët. Mbase edhe mund ta bëjmë. Po divorce online? Besoj fort se kam pasur disa, janë më të thjeshta se bëhen në ëp dhe më pas formalizohen në sallën e gjyqit. Këta janë bekime që gjenerohen nga teknologjia dhe ai ja jep oportunitete të reja.”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re