Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla, foli për mediat pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve.
Ai tha se ne mbledhje u shqyrtua edhe kërkesa e opozitës, e cila kërkon shkarkimin e Niko Peleshit nga detyra e Kryetarit të Kuvendit.
Balla tha se Peleshi autorizoi sot thirrjen e këshillit të legjislacionit.
Taulant Balla: Kërkesa për shkarkimin është histori e vjetër që përsëritet legjislature pas legjislature. Dhe gjatë legjislaturës së kaluar ka pasur kërkesa për shkarkimin e kryetarit të kuvendit. Opozita vazhdon me të njëjtat huqe.
Sot në Konferencën e Kryetarëve është bërë e qartë nga ana e Peleshit, i cili ka autorizuar edhe thirrjen e këshillit të legjislacionit.
vijon…



