Skip to content

“Për t’u bërë ministër mjaftojnë pagesa ose shërbime te Lubi Balluku dhe Rama”, Berisha: Petrit Malaj u emërua në krye të Financave pasi auditoi censusin e falsifikuar

Berisha me akuza të forta ndaj qeverisë: Petrit Malaj, ministër i financave përmes lidhjeve me klane kriminale – “Dhuratë e Ramës dhe Lubisë Balluku”

 

Berisha theksoi se në ditën që kjo kompani dorëzoi certifikimin, Malaj u emërua ministër financash, duke e quajtur këtë një lidhje të drejtpërdrejtë interesash. Ai rikujtoi gjithashtu se Malaj ka mbajtur më parë pozicionin e drejtorit të AKBN-së, pas një tjetër të afërmi të tij – kunatit – i cili është ndjekur penalisht për shpërdorime, por vazhdon të mbajë poste në administratë.

 

 

Sipas Berishës, Malaj ka mashtruar në deklarimet zyrtare, duke u paraqitur si “profesionist i lirë”, ndërkohë që figuronte si drejtor ekzekutiv i BDO-së që prej vitit 2014, dhe në regjistrin e pagave rezulton i tillë deri në vitin 2021. “Ky është një evazor, një fshehës dhe sot drejton financat e vendit me të njëjtat parime që drejtojnë bandat,” – deklaroi Berisha.

Duke ironizuar proceset e përzgjedhjes për kandidatët në Akademinë e Rendit, Berisha tha se atyre u kërkohet vërtetim nga SPAK-u, ndërsa për ministrat, sipas tij, mjafton një pagesë apo një shërbim ndaj Ramës dhe Ballukut, të cilët i etiketoi si dhuruesit e postit për Malajn.

Berisha e cilësoi emërimin e Malajt si një kërcënim serioz për financat shqiptare, duke u shprehur se ai është produkt i “mashtrimit, konfliktit të interesit dhe lidhjeve të errëta me klane kriminale.” Ai përfundoi duke e quajtur Malajn një “skllav i bindur” në duart e Ramës dhe Lubisë, dhe si një figurë që “përfaqëson nivelin më kërcënues të menaxhimit financiar të vendit.”