Skip to content

Serbi që humbi këmbën në Ukrainë pritet me pranga në Bosnje

Dario Ristiç, i njohur si Brzi, u arrestua në fund të javës së kaluar në aeroportin e Sarajevës pas kthimit të tij nga Rusia, raportojnë mediat bashnjake. Ristiç u arrestua me dyshimin se kishte qenë në një fushë beteje të huaj, në këtë rast në fushën e betejës ukrainase si anëtar i forcave ruse. Gjykata e Bosnjes urdhëroi që Ristić të mbahet në paraburgim për një muaj të premten.

Më 13 mars të këtij viti, u lëshua një urdhër i kuq i Interpolit për Dario Ristiç, i cili i përket serbëve të Bosnjës. Ai u kthye në Bosnje nga Rusia të enjten, nëpërmjet Stambollit. Gjatë një kontrolli, oficerët e Policisë kufitare boshnjake konstatuan se ishte lëshuar një urdhër arresti për Ristiçin. Të premten, ai u urdhërua të ndalohej dhe aktualisht është në paraburgim.

Ristiç u largua nga Bosnja në vitin 2023. Ai luftoi në Ukrainë si anëtar i një njësie mercenarësh.

Gjatë luftës në Ukrainë, Ristiç humbi këmbën. Pikërisht për këtë arsye autoritetet ruse i dhanë atij shtetësinë e Federatës Ruse. /tesheshi.com/