Skip to content

Zjarr në bregdetin e Semanit, rrezikohet habitati i specieve të egra

640 0 f0bafe0da339f4714f083fd498c41d99

Godulla në bregdetin e Semanit është përfshirë nga zjarri pasditen e se hënës.

Shkaqet e zjarrit janë të paqarta ndërkohë era favorizon flakët.

Raportohet se zjarrfikësit e Fierit janë në vendngjarje por ndërhyrja është e vështirë pasi zona ku ka rënë zjarri është e rrethuar nga uji.

Kjo zonë është habitat i specieve të egra migratore dhe ka bimësi të veçantë që janë të rrezikuara nga flakët.