Skip to content

Rezultatet e gabueshme të notave, 20 nxënës në Indi i dhanë fund jetës

TELEMMGLPICT000136884955 trans NvBQzQNjv4BqDKGDQpemwFDOZcDYGh2bvoyfYuB4 jJUGIu7vHFmO1o

Më shumë se 20 studentë në një shtet indian kanë flijuar vetveten pas dështimit për t’u pranuar në universitet. Kjo ka bërë që të ngritet një grup hetimor, i cili ka zbuluar se softueri i vlerësimit kishte pasur probleme dhe i kishte notuar nxënësit gabimisht.

Prindërit kishin kërkuar një rishikim të rezultateve pasi më shumë se një e treta e nxënësve në shtetin e Telengana dështuan në testin e arrtitshmërisë në shkolla të mesme. Ky test ishte me shumë rëndësi për ta, pasi paraqiste kriter për pranim në arsimin e lartë.

Dyshimet janë shtuar kur shumë studentë që kishin arritur nota të larta në vitin e parë të provimeve, nuk e kishin kalur as vitin e dytë as atë të fundit.

Prindërit i vunë fajin Globarena Technologies Private Limited – kompania e cila i dha softuerin qeverisë së shtetit për të përpunuar rezultatet e provimit. Hetimi tregon se kompania ka shënuar testet e pranimit në mënyrë të pasaktë.

Ndonëse 20 familje mbetën pa fëmijët e tyre faji i gabimeve softuerike, kompania ende nuk është gjobitur, dhe prokuroria po heton ende të dhënat.

Pranimi në universitetet më të mira të Indisë është ndër më sfidueset në botë. Kolegji i Tregtisë Shri Ram i Universitetit të Delhit merr 28,000 aplikime për 400 vende.

Kjo do të thotë se më pak se 2 për qind e aplikantëve hyjnë, një normë pranimi më e ashpër se e Harvardit.

Normat e papunësisë në Indi janë në nivelin më të lartë në 45 vjet, falë “një shpërthimi të popullsisë”, me 1 milion fëmijë të lindur çdo muaj.