Skip to content

Zjarr në bregdetin e Semanit, zjarrfikëset e kanë të pamundur ndërhyrjen në vendngjarje


Në bregdetin e Semanit janë konstatuar flakë pasditen e kësaj të hëne.
Sa i përket shkaqeve të zjarri, ato janë ende të paqarta. Ndërkaq që situata e zjarrit po favorizohet nga era.
Në vendngjarje, shërbimet e zjarrfikëses së Fierit nuk kanë mundur të ndërhynë sepse zona është e rrethuar nga uji.
Flakët rrezikojnë habitatin e kësaj zoneve, duke lënduar faunën dhe florën e saj. Në këtë zonë ndodhen specie të egra migratore të cilat ndodhen në rrezik për shkak të këtij zjarri.