
Braimllari: Është konstatuar nevoja për kryetar të ri në Bashkinë e Tiranës. Opozita: Veliajt ti lejohet pjesemarrja, qofte edhe online nga ambientet e burgt.
Këshilltari i PS, Endrit Braimllari, ka deklaruar se tashmë është konstatuar qartë nevoja për një kryetar të ri të Bashkisë së Tiranës.
“Është konstatuar nevoja për kryetar të ri në Bashkinë e Tiranës”, ka thënë Brahimllari në mbledhjen e Komisionit Juridik që po zhvillohet tani në Bashkinë Tirane.
Opozita nga ana e saj kërkon që: Veliajt ti lejohet pjesemarrja, qofte edhe online nga ambientet e burgt.
Sipas opozitës, mazhoranca në Këshillin Bashkiak po përpiqet të shmangë përballjen me realitetin mbi Veliaj, procedura për shkarkimin e të cilit ka nisur pasi kryeministri Rama e kërkoi një gjë të tillë në Asamblenë e PS.
