Skip to content

Sherr në spital, punonjësi godet me thikë kolegun dhe arratiset

Informacion paraprak/ Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dashamir Çajka, rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin Mikel Osmani, rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.

Shtetasi Mikel Osmani, është në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit Dashamir Çajka

 

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.