Skip to content

Aksidentohet gjatë punës, humb jetën minatori në Bulqizë

Një minator, rreth 50-vjeç ka humbur jetën teksa punonte në një minierë në Bulqizë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure, rreth orës 11:30.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.