Skip to content

Opozita bojkoton votimin e procesverbalit të seancës së kaluar! Votohet pro listave për përbërjen e komisioneve parlamentare


Procesverbali i seancës së kaluar është miratuar vetëm me votat e mazhorancës pasi opozita nuk ka pranuar të votojë pro për shkak të kundërshtive.

Ndërkohë për miratim kaloi dhe lista e anëtarëve të 11 komisioneve të përhershme parlamentare ku 94 deputetë votuan pro, 1 kundër dhe 3 abstenim.

Lista për kryetarët zëvendësues u miratua me 87 vota pro, 2 kundër dhe 4 abstenim, ndërsa lista e kryetarëve të komisioneve u miratua me 84 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenim.