Skip to content

VanHorn takon Llamallarin: Çmontimi i krimit të organizuar dhe grupeve terroriste, një nga përparësitë kryesore

SHBA thotë se koordinimi i efektshëm me sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri është kyç për çmontimin e krimit të organizuar dhe grupeve terroriste.

Lidhur me këtë,  e Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me ministrin e Drejtësisë, Besfort Llamallari.

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe grupeve terroriste, mbetet një nga përparësitë kryesore të administratës Trump.

“Duke hapur rrugën për një bashkëpunim më të fortë në fusha me interes të ndërsjellë, sot e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn takoi Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, në fillim të mandatit të tij të ri. Koordinimi i efektshëm me sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri është kyç për çmontimin e krimit të organizuar dhe grupeve terroriste, një nga përparësitë kryesore të Administratës Trump.”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.