Një e mitur vetëm 15 vjeç ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i katër i banesës së saj në Sarandë.

15-vjeçarja aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo nuk ka mundur të bjerë në tokë pasi është penguar nga tenda e katit më poshtë.

Sipas burimeve policore shkak për ngjarjen ka qenë bullizimi nga shokë, ndërsa adoleshentja është dërguar me urgjencë drejt Traumës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re