Skip to content

Rama takon Manastirliun/ Përfundon takimi, në kryeministri edhe nënkryetarët e bashkisë

Ka përfunduar takimi i Kryeministrit Edi Rama dhe kandidates për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliut dhe nënkryetarët e bashkisë. Takimi u zhvillua në ambientet e Kryeministrisë.

Sipas informacioneve të siguruara nga ABC News, kryeministri pritet që të zhvillojë ditën e nesërme një takim me ministrat. Takimet e Ramës vijnë një ditë pasi Këshilli Bashkiak votoi me 50 vota pro shkarkimit të Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës.