Skip to content

Të importuara nga Greqia, AKU bllokon sasinë e pjeshkëve me nivel të lartë pesticidesh

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar praninë mbi normë të pesticideve në pjeshkët e importuara nga Greqia.

AKU njofton se pas kontrolleve ka rezultuar se niveli i pesticideve është më i lartë se norma e lejuar dhe ka risk mbi shëndetin e njeriut.

Ndër të tjera, AKU i ka bërë thirrje bizneseve ushqimore të kthejnë pas produktin që kanë në gjendje.

Njoftim i AKU

Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka rezultuar se produkti pjeshkë, i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Phosmet, me risk për shëndetin e njeriut.

PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:

Kategoria e produktit: fruta – perime

Emri i produktit: pjeshkë

Vendi i origjinës: Greqi

Operatori i biznesit ushqimor ka njoftuar subjektet, ku ka shpërndarë produktin, për kthimin e tij në rast se e kanë ende në gjendje.

AKU për këtë rast ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF.