Pamjet e sheshit, të tregu elektrik, si dhe WC-ve publike të qytetit të Kuçovës duket sikur janë marrë nga Gaza! Grumbuj inertesh, dërrasash, hekurash dhe telash të hedhura gjithandej dhe erë fekalesh që kutërbon.
Nuk ka ndodhur ndonjë bombardim, as tërmet, por një kompani që ka fituar tenderin për të bërë riparimet e ka shqepur gjithçka dhe i ka lënë punimet pa kryer.
Në videon më poshtë është fiksuar situata që po raportojmë:
Sipas tabelës së vendosur në sheshin e ndërtimit, tashmë punimet duhet të ishin dorëzuar të përfunduara, por nuk ka gjasa të mbarojnë për një kohë të gjatë.
Në sheshin e ndërtimit nuk ka as mjete as punonjës. Duket gjithçka e braktisur. Punimet kanë nisur në 12 maj 2025 dhe në 12 shtator 2025 duhet të inauguroheshin WC-të e reja dhe sheshi të ishte rregulluar.
