Skip to content

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 67-vjeçarja

640 0 policia ambulanca 1748171527 1

Një 67-vjeçare në Lezhë, ka ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grykë Zezë të Lezhës, në oborrin e shtëpisë së shtetases, P.P., 67 vjeçe, ku dhe ra në kontakt me energjinë elektrike.

“Në fshatin Grykë Zezë, Lezhë, shtetasja P. P., rreth 67 vjeçe, dyshohet se në oborrin e banesës së saj ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.