
Radhe të gjata automjetesh janë krijuar këtë fundjavë në pikën kufitare të Bllatës, ku dhjetëra qytetarë të qarkut të Dibrës i janë drejtuar Maqedonisë së Veriut për t’u furnizuar me naftë dhe produkte ushqimore.
Sipas drejtuesve të mjeteve, arsyeja kryesore është çmimi më i ulët i naftës në shtetin fqinj, e cila shitet rreth 60 lekë më lirë për litër dhe, sipas tyre, është edhe më cilësore. Përveç karburantit, edhe produktet ushqimore në Maqedoninë e Veriut kushtojnë më pak se në Shqipëri, çka i detyron qytetarët të kalojnë kufirin çdo fundjavë.
Megjithatë, pritjet e gjata mbeten një problem i madh. Vargu i automjeteve arrin deri në 6 kilometra nga të dyja kahet, ndërsa qytetarët shprehen të pakënaqur me shërbimin në doganën shqiptare. Ata thonë se pala maqedonase punon me katër sportele, ndërsa pala shqiptare vetëm me dy, duke krijuar vonesa të mëdha.
Sinkron drejtusit e mjeteve ….
Qytetarët kërkojnë nga autoritetet që edhe në doganën shqiptare të hapen të paktën katër sportele, në mënyrë që pritjet disaorëshe të shmangen dhe qarkullimi të kryhet normalisht.
