Skip to content

Krim në familje, një person në gjendje të dehur plagos me armë zjarri kunatin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një konflikt familjar ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.

Sipas burimeve, një shtetas në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri kunatin e tij, burrin e motrës, duke e plagosur.

Deri më tani nuk dihet gjendja e të plagosurit, si dhe identiteti i personave të përfshirë në konflikt.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e rendit janë paraqitur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur arrestimin e autorit.