
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij nga detyra, duke e cilësuar atë si të paligjshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën.
Në kërkesën e paraqitur, Veliaj thekson se neni 62 i ligjit për vetëqeverisjen vendore nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por duhet të interpretohet në pajtim me të.
“Kushtetuta është mbi ligjin. Neni 115 është filtër i detyrueshëm për çdo shkarkim. Shkarkimi pa shkelje të rëndë të provuar është i paligjshëm dhe antikushtetues”, shprehet Veliaj.
Ai i kërkon Gjykatës Kushtetuese të garantojë zbatimin e parimit themelor se asnjë funksionar i zgjedhur nuk mund të shkarkohet arbitrarisht, pa një shkelje të rëndë të konstatuar nga organet kompetente.



