“Të gjithë sot jemi UCK, drejtësi dhe liri për clirimtarët”, kështu u shpreh në konferencë Azgan Haklaj, bashkëorganizator I protestës që pritet të mbahet në 17 tetor, në Tiranë në mbështetje të komandantëve që ndodhen në Hagë.
“Sot është një moment historik, çlirimtarët ndodhen në Hagë për akuza të fabrikuara, ndërsa Radoicici me shokë është i lirë. Të gjithë sot jemi UÇK, drejtësi dhe liri për clirimtarët, kjo do të jetë edhe moto jonë.
Besoj në 17 tetor në sheshin Skënderbej të gjithë do vijnë ti japin një mbështetje clirimtarëve.
UÇK ka nënshkruar një nga epopetë më të lavdishme, ka realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve.
Ata ndodhen në Hagë, edhe clirimtarët tanë kanë kryer atë mision që kombe të tjera e kanë kryer me kohë. Clirimi i Kosovës është ngjarja më e rëndësishme pas pavarësisë, është momenti që shqiptarët të tregojnë veten, ndaj i ftoj të gjithë të jemi bashkë për ti dhënë mbështetje ushtrisë clirimtare të Kosovës. “ u shpreh Haklaj.
