Skip to content

Shpërthim me tritol në Lushnjë

LUSHNJË- Në qytetin e Lushnjës, në lagjen “Gafurr Muço”, në murin e jashtëm në katin e parë të banesës së një 57 vjeçare, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autoritëve.