Skip to content

Zbardhen DETAJE nga tritoli në Lushnjë, shpërthimi ndodhi në banesën e ish të dashurës së Laert Haxhiut, Klea Gjata

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një pallat në lagjen Gafurr Muça, në qytetin e Lushnjës.

Mësohet se tritoli është vendosur në katin e parë të pallatit, në banesën e Shaqe Gjata, e cila është mamaja e Klea Gjatës, ish-e dashura e Laert Haxhiut.

Nga shpërthimi raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa nuk ka të lënduar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.