
Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla reagoi sërish në lidhje me kërkesën e opozitës për mocion me debat.
Balla tha se kërkesa nuk është në përputhje me rregulloren, dhe se do duhet ta risjellin sërish.
“Mendoj se duhet të lejoni procesverbalin e mbledhjes. Dua të garantoj se mazhornaca është e gatshme të pranojë dhe miratojë kërkesat e opozitës, bazuar në mekanizma parlamentare që i njihen kuvendi, kërkova ta sjellin në përputhje me rregulloren”, tha Balla.



