Skip to content

Apeli i ul 5 vite burg Francesco Becchettit, biznesmeni italian dënohet me 12 vite burgim

Apeli i ul 5 vite burg Francesco Becchetti, biznesmeni italian dënohet me 12 vite burgim

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm i ka ulur dënimin me 5 vite burg biznesmenit italian Francesco Becchetti, duke e dënuar përfundimisht me 12 vite nga 17.

Ulja e dënimit nga Apeli u dha bazuar në aplikimin e nenit 55, që parashikon bashkimin e dënimeve në një të vetëm.

Gjyqi në Apel ndaj Becchettit është zvarritur prej disa kohësh. Nga janari i vitit 2024, seanca në Apel ishte shtyrë 20 herë.