Skip to content

Punimet për ndërtimin

fshati

Punimet për ndërtimin e shkollës fillore, kopshtit të fëmijëve dhe qendrës shëndetësore në fshatin Bardhoc janë drejt përfundimit.

Kompania kosovare “Abazaj”, donatore e këtij investimi mjaft të rëndësishëm ka vendosur t’ia dorëzoje objektet e përfunduara bashkisë Kukës me 27 Mars, datë që përkujton 20 vjetorin e nisjes së “Eksodit Biblik” të shqiptarëve nga Kosova, të shpërngulur nga trojet e tyre etnike.

Pikërisht, këto objekte sociale po ndërtohen në shenjë falenderimi për banorët e Kukësit për bujarinë e mikpritjen vëllazërore në ato ditë të vështira për shqiptarët.

Falë angazhimit dhe bashkëpunimit të Kryetarit të Bashkisë, Z.Bashkim Shehu me biznesmenët kosovarë, veç çerdhes model në lagjen nr.3, do të shtohen edhe shkolla, kopshti dhe qendra shëndetësore në Bardhoc. Këto objekte nuk do të jenë të vetmet që ndërtohen nga bizneset kosovare, pasi është menduar edhe për donacione të tjera në vazhdimësi.