Në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kryeministri Edi Rama ka dalë me një mesazh ku u bën thirrje grave dhe vajzave të bëjnë kontrollet.

Rama u bën thirrje që të bëjnë mamografinë, për të cilën thitë se është falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një muaj të mbarë 🫶

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re