Skip to content

Bllokohet “Lamborghini Urus” në Tiranë, procedohet 34-vjeçari

Në Tiranë u sekuestrua “Lamborghini Urus”, i cili drejtohej nga një  34-vjeçar me precedent për disa vepra penale, ndër to, vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore.

34-vjeçari dyshohet se e kishte regjistruar automjetin me vlerë rreth 160 000 euro, në emër të një kompanie, për të shmangur gjurmimin dhe për të justifikuar vlerën.

Vihen në hetim 34-vjeçari dhe pronari i kompanisë.

Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi penal për të dy këta shtetas. Po ashtu vijojnë hetimet për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të të riut.