Skip to content

“The Miss Globe 2025” arrin në Shqipëri, bukuria dhe kulturat botërore bashkohen në Durrës

Në Shqipëri kanë mbërritur konkurrentet e “The Miss Globe 2025”, një prej eventeve më të rëndësishme ndërkombëtare të bukurisë dhe promovimit të vlerave. Vajzat përfaqësuese të dhjetëra vendeve u pritën në aeroport dhe u shoqëruan drejt Durrësit, ku do të zhvillojnë përgatitjet intensive në natën finale.

Atmosfera në mbërritje bashkon emocionet, pozitivitetin dhe një larmi kulturash që bashkohen përmes një kauze të përbashkët, promovimin e gruas, bukurisë së mendimit dhe përfaqësimit të denjë.

Ajo shquhet për fuqinë, këmbënguljen dhe qartësinë e mendimit në mbështetje të kauzave që i beson – veçanërisht ato që lidhen me edukimin për fëmijët, përfshirjen sociale dhe fuqizimin e grave të reja në mbarë botën. Vizita e saj në Shqipëri kulmon me dorëzimin e kurorës tek fituesja e re, në një ceremoni që pritet të mbahet në Tiranë në 15 tetor ne Pallatin e Kongreseve.