Papa Leo XIII bëri një gjest të pazakontë për t’iu përgjigjur, indirekt Donald Trump-it, dhe asaj që ai mbështeti nga podiumi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në lidhje me “mashtrimin e ndryshimeve klimatike”.
Në një aktivitet të titulluar “Rritja e Shpresës” për të shënuar 10-vjetorin e enciklikës Laudato Si’ (I Bekuar qofsh) nga paraardhësi i Papa Françeskut mbi mjedisin, Papa bekoi një… kub të madh akulli(!).
Wednesday afternoon, Pope Leo XIV addressed participants in the Raising Hope Conference in Castel Gandolfo, organised by the Laudato Si’ Movement, commemorating the 10th anniversary of Pope Francis’ encyclical of the same name.
A block of ice stood on a pedestal representing the… pic.twitter.com/ceQ2lGdx1B
— EWTN Vatican (@EWTNVatican) October 1, 2025
“Zot i Jetës, bekoje këtë ujë, le të na zgjojë zemrat, të na pastrojë indiferencën, të na qetësojë dhimbjen dhe të na ripërtërijë shpresën, nëpërmjet Krishtit, Zotit tonë. Amen”, ishte lutja e Papës.
“Ne do të kërkojmë që udhëheqësit të veprojnë me guxim dhe pa vonesë. A do të bashkoheni me ne?”, Papa Leo tha gjithashtu, duke kritikuar ashpër skeptikët që “tallen me ata që flasin për ngrohjen globale”.
The Blessing of the Waters by Pope Leo XIV, at today’s ‘Raising Hope for Climate Justice’ International Conference at Castel Gandolfo. pic.twitter.com/QL5T5TOCvg
— Catholic Sat (@CatholicSat) October 1, 2025
Papa u bëri thirrje afërsisht një mijë përfaqësuesve të organizatave mjedisore të ushtrojnë presion mbi qeveritë kombëtare për të zhvilluar standarde më të rrepta për të zbutur dëmin që është shkaktuar tashmë.
Së fundmi, ai shprehu shpresën se konferenca e ardhshme e Kombeve të Bashkuara për klimën “do të dëgjojë britmën e Tokës dhe britmën e të varfërve”. /tesheshi.com/



