Skip to content

Punimet për riparimin e linjës së energjisë, bllokohet për 15 minuta qarkullimi në të dy kahet e autostradës në Fushë Mamurras

Këtë të enjte në orën 12:00, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në të dyja kahet e autostradës A1, në Fushë Mamurras.

Policia Rrugore ka njoftuar se qarkullimi do të bllokohet për rreth 15 minuta, për të garantuar sigurinë e personelit teknik. Kjo masë vjen për shkak se do të kryhen punimet për riparimin e linjës së energjisë elektrike që është ndërprerë për shkak të erës.