Skip to content

EMRI/ Përplasen dy automjete në Korçë, humb jetën një grua 41-vjeçare

KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë, paraditen e kësaj të enjteje.

Një person është plagosur dhe një tjetër ka humbur jetën, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.

Policia konfirmon se viktima është një grua 41-vjeçare, e identifikuar si Erjola Sinani.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.