Skip to content

Vrasje në Tiranë/ Gjendet pa shenja jete në rrugë një person në zonën e “Babrrusë”

Një person,  është gjetur i shtrirë pa shenja jete në rrugë zonën e “Babrrusë”. Sipas informacioneve paraprake ka plagë me thikë dhe dyshohet se është vrarë.

“Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njofton policia.