Skip to content

Detaje të reja nga krimi në Babrru: Miqësia që përfundoi në tragjedi

Detaje të reja kanë dalë nga krimi në Babrru. Gazetari Marsel Vocaj jep detaje të reja nga ngjarja e rëndë.
Autori Arlind Demushi dhe viktima Hajdar Ismailgeci ishin miq të afërt.

Prej rreth 10 ditësh, Ismailgeci qëndronte në banesën e Demushit në Babrru. Të dy ndodheshin në një lokal duke konsumuar alkool, kur sipas dëshmisë së Demushit, viktima e ofendoi duke e sharë nga gruaja.

Pas daljes nga lokali, ata nisën një debat që përfundoi në konflikt fizik. Në kulmin e sherrit, Demushi e goditi disa herë me thikë mikun e tij, duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa më pas u largua drejt Durrësit ku u arrestua nga policia.