Skip to content

Hataja muzikore që po kriminalizon të rinj shqiptarë

Një lloj rap-i shqiptar, ku dominojnë kosovarët, me ritme e tekste të shëmtuara deri në të dhunshme, që zakonisht dëgjohet në makine me të rinj të rëndomtë në timon, është denoncuar nga këngëtarja Rovela Dilo.

Ai shprehu shqetësimin e saj rreth asaj që e përshkroi si një “zhanër provokativ” që mund të nxisë sjellje të rrezikshme dhe të polarizojë të rinjtë.

“Po të dëgosh rep shqiptar, 50% bëhen kriminelë,” tha Dilo, duke shtuar se muzika duhet të jetë “një mjet ushqyes, frymëzues, zbukurues” dhe jo një impuls drejt dhunës apo ekstremizmit.

Ajo ngriti pyetjen retorike se çfarë e frymëzon një reper të marrë një kallashnikov dhe të vrasë, apo të hedhi shampanjë në koke.

Dhe vërtet, shija e degraduar muzikore mes të rinjve shqiptarë është bërë tejet shqetësuese. Ajo çfarë ato dëgjojnë nëpër makina është tipiksht një vetëfrymëzim për dhunë apo sjellje të dhunshme. /tesheshi.com/