Regjistrimi i hapësirës publike do të jetë një detyrim ligjor, sipas kryeministrit Edi Rama.
Kreu i qeverisë, në një konferencë për mediat, lidhur me masat e reja për mbrojtjen e territorit, deklaroi se hapësira publike nuk mund të shfrytëzohet nga pronarët privatë.
Rama shtoi se gjyqtarët nuk mund t’u japin të drejtë zaptuesve.
“Ndërkohë që kemi një tjetër bllok që është blloku i ndryshimeve në ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Ku janë, rregullimi, invernatizimi dhe regjistrimi i hapësirave publike. Deri më sot, nuk ka qenë rregulli i regjistrimit të hapësirës publike. Sot, me këtë masë të re, hyn në fuqi si një detyrim ligjor, regjistrimi i hapësirës publike. Kur kemi një zhvillim të caktuar, mbi një pronë pivat, mbo një godinë, e cila pastaj iu jepet një numri të caktuar familjesh apo biznesesh, çdo metër katror rreth e rrotull asaj godine, nuk është pronë private, është pronë publike. Nuk mund të ketë aty gardhe, leje të tjera për privatin. Nga kjo pronë mund të shfrytëzosh, por pjesa tjetër i takon të gjithëve. Është hapësirë publike. Të jenë të qartë ata që sot janë zaptues, por edhe ata gjykatës të cilët në rastin më të mirë, mbullin sytë dhe japin masa sigurie pa dije, madje i japin të drejtë edhe zaptuesve. Në asnjë hapësirë midis pallatave, pranë pallatave, asnjë pronar privat nuk mund të bëjë asgjë pa leje. Asnjë lloj aktiviteti tjetër, ajo pronë nuk tjetërsohet, në aspektin që nuk shtetëzohet. Është e paimagjinueshme që për pak vite do bëjmë pjesë në BE, akoma të kemi diskutime për princime themelore. Karakteri social i pronës është i mishëruar dhe normë e bashkëjetesës europiane.”, theksoi ai.
