Skip to content

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki/ Celibashi tregon afatet: Ja kur nis fushata elektorale

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror, Ilirjan Celiabashi, u shpreh se partitë politike për zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki do zhvillohet nga 1-8 nëntor.

“Edhe zyrtarisht e kemi datën e zhvillimit të zgjedhjeve, KQZ është në fazën intensive të përgatitjes së këtij procesi zgjedhor. Në total janë 22 KZAZ, 1428 qendra votimi ku do votohet. Sa i përket numrin e zgjedhësve, kemi numrin e 11 majit, janë 992 103 zgjedhës, që kanë qenë në listën e zgjedhësve të këtyre bashkive në zgjedhje për 11 majin.

Në një vlerësim paraprake të zgjedhjeve, kemi një vlerë 306 milionë lekë përafërsisht. Nesër ose pasnesër do ta kemi të finalizuar për buxhetin e këtyre zgjedhjeve, kemi përgatitur drafte përgjegjëse, që lidhet me afatet.

Procesi i regjistrimit të subjekteve, fillimi i fushatës. Kemi parashikuar që fushata zgjedhore të zhvillohet nga 1-8 nëntor.  Jemi në procesin e  përzgjedhjes së personelit, që do angazhohet në këto zgjedhje”, tha ai.

Ai u pyet për qëndrimin që do mbajë KQZ mbi zgjedhjet në Tiranë dhe nëse do ta zbatonte dekretin e Kreut të Shtetit, Celibashi tha se KQZ do të zbatojë vetëm ligjin, brenda kuadrit të tij ligjor dhe kushtetues dhe nuk do hyjë në debat për këtë çështje.

“KQZ është në detyrimin kushtetues dhe ligjor për të organizuar zgjedhjet në gjashtë bashkitë e vendit dhe qartazi, dhe besojnë e kuptojnë të gjithë që nuk  mund të përfshihet në gjithë diskutimit që bëhet për këtë çështje”, tha ai.

I pyetur nëse do ketë votim elektronik në një prej gjashtë bashkive të vendit, Celibashi tha se ka pasur diskutime, por sipas tij nuk ka kohë të mjaftueshme fizike për mbajtjen e tyre në këtë formë.