Skip to content

Rama poston videon e shembjes me tritol në Theth: Kush ndërton më pa leje, investon vetëm për belanë e vet

640 0 68e1234bd3f85

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka postuar në rrjetin e tij social në “Facebook” videon e shembjes së një ndërtesë 3 katëshe në Theth.

Kjo vidio e kreut  të qeverisë vjen pas shembjes me tritol në Theth .

Shembja e ndërtesës me tritol vjen në kuadër  të aksionit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike.

Krahas videos Rama ka adresuar një mesazh për të gjithë ata që ndërtojnë pa leje.

“Kush ndërton më pa leje, investon vetëm për belanë e vet.

Në Theth përsëri dhe kudo përsëri e përsëri, deri në fund, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, ka shkruar Rama në “Facebook”.