Skip to content

Bora izolon banorët në Bjeshkët e Javorrit, shpëtimtarët hasin vështirësi në Qafën e Markofçes


Në orët e para të mëngjesit ekipet dhe mjetet shtesë të Bashkisë Tropojë janë nisur drejt Bjeshkës së Javorrit, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar nga reshjet e shumta të dëborës.

Aktualisht ekipet kanë arritur deri në Qafën e Markofçes, ku po përballen me vështirësi të mëdha për hapjen dhe pastrimin e rrugës, e cila është e bllokuar në disa segmente si pasojë e stuhive të dëborës dhe erës së fortë.

Rreth orës 07:30 ësht bërë i mundur kontakti me Arbër Sokolaj, i cili ka konfirmuar se gjendja e familjarëve të tij, të bllokuar nga dëbora, është e mirë dhe pa probleme shëndetësore.