Policia dyshon se makina që u gjet e djegur në zonën e Tapizës në Krujë, brenda të cilët u gjetën 2 automatikë, do të përdorej për një atentat.

Teksa ende nuk është raportuar asnjë ngjarje kriminale në këtë zonë, policia po heton dhe grupi hetimor po merr prova në vendngjarje, për të gjetur ndonjë shenjë që do të çojë të autorët e zjarrvënies.

Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që të jetë përdorur në ndonjë ngjarje që nuk është raportuar ende.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re