FOTOT/ Shpërthimi i fortë në Sarandë, një i vdekur. Pamjet e para nga vendngjarja

SARANDË- Qyteti bregdetar i Sarandës është tronditur nga një ngjarje e rëndë kriminale. Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në lagjen nr. 3, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Sipas të dhënave të para, viktima është identifikuar si Jusuf Jaçaj, i cili u gjet i pajetë brenda një automjeti fuoristradë.

ABC News ka siguruar një foto ekskluzive nga vendi i ngjarjes, ku shihet automjeti i shkatërruar.

Nga shpërthimi janë shënuar edhe dëme materiale në disa biznese dhe në një automjet tjetër në zonë. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e krimit.