
Policia e Sarandës ka arrestuar një 44-vjeçare për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Mësohet se e arrestuara, e identifikuar si Zyhra Korra përmes shantazhit dhe kërcënimeve në rrjetet sociale, i kishte marrë një 39-vjeçareje nga Saranda shumën prej 5000 eurosh.
Ajo nuk është ndalur me kaq, pasi vijonte kërcënimet për të përfituar prej 39-vjeçares edhe shumën prej 50 mijë eurosh. dhe vijonte ta kërcënonte për t’i marrë edhe 50 000 euro të tjera.