Skip to content

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Lezhë, ku ka humbur jetën një person.

Sipas burimeve të policisë, aksidenti ka përfshirë një përplasjen mes një makine dhe një motoçiklete. Viktima është një 75-vjeçar, i cili gjithashtu ishte dhe drejtues i motoçikletës në momentin e aksidentit.

Autoritetet kanë shoqëruar drejtuesen e makinës për hetime të mëtejshme, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik.