Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në superstradën Lezhë–Milot, në afërsi të zonës së Shënkollit.
Në përplasjen ku u përfshinë dy automjete dhe një motorçikletë, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit. Ai është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
